Pas ditëve të shumta më shi dhe erës së fortë tashmë moti në qytetin e Durrësit është përmirësuar.
Peshkatarët pasi kanë qëndruar përgjatë këtyre ditëve pa zhvilluar aktivitetin e tyre, sot fatmirësisht janë nisur për peshkim.
Në orët e para të mëngjesit ata kanë bërë gati peshkarexhat e tyre.
Më pas kanë dalë në det ndoshta për të kompensuar edhe ditet e lëna pezull si pasojë e motit të keq.
Durrës: Moti i mirë favorizon sektorin e peshkimit!
Pothuajse e gjithë flota e peshkimit në qytetitn e Durrësit sot e nisi mbarë ditën.
Rreth 23 peshkatore kanë dalë vetëm gjatë mëngjesit për gjueti e ndërsa pjesa tjetër pritet t’i bashkohet përgjatë pasdites.
Plotë 65 motopeshkatore janë aktualisht në gjëndje pune në të gjithë portin e peshkimit në Durrës.
Ndërsa barkat e vogla sot kanë bërë përjashtim. Ato nuk janë lejuar të dalin në det duke pritur një urdhër të dytë.
Edhe pse moti duket i qetë prezenca e dallgëve të detit mund t’i rrezikojë ato.
Silvi Feimi
16.02.2018