Moti vijon nën ndikimin e kthjellimeve në gjithë territorin shqiptar deri pas mesditës kur sërish vranësira lokale do të shfaqen në ekstremin Verior. Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime në Jug dhe zonat Qendrore. Ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në pjesën më të madhe të zonave Veriore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk pritet të sjellin ndryshime në temperaturat e ditës. Duke ruajtur vlerat ekstremale ditore prej -2 deri 15°C.
Era do të vijojë të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Perëndimor. Duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.
Moti në Europë
Europa Perëndimore dhe Verior dominohen nga vranësira dhe reshje të konsiderueshme shiu e dëbore. Po ashtu, vranësira dhe reshje të shpeshta do të ketë në zonat Qendrore të Europës të cilat në mbrëmje përfshijnë pjesërisht Italinë Veriore dhe Ballkanin Veriperëndimor.
Ndërsa Europa Jugore dhe Juglindore si edhe pjesërisht gadishulli Iberik mbeten në kushtet e motit kryesisht të kthjellët.
31.01.2018