Moti sot do jetë me kthjellime të shkurtra e vranësira të shpeshta duke rrezikuar reshje të pakta në Veri – Jug.
Kthjellime të shkurtra do shoqërojnë vendin sot.
Edhe pasditja vijon me vranësira të shpeshta në territor ndërsa reshje të pakta dëbore do të ketë në zonat Lindore.
Këto kushte do mbeten prezent edhe gjatë orëve të natës, sipas Meteoalb.
Temperaturat e ajrit ulen me 2°C gjatë mëngjesit ndërsa mesdita ruan vlera termike thuajse konstante.
Gjithashtu do ketë një rënie të lehtë në zonat Veriore-Verilindore.