Moti i keq me erë të fortë dhe det të trazuar ka bërë që tragetet e linjës Bari -Durrës të mbërrrijnë 30 minuta me vonesë.
Në radën portuale është ankoruar një anije tjetër me 3299 ton misër.
Moti i keq ndal tragetet, mbërrijnë 30 minuta me vonesë
Gjatë ditës priten tre anije të tjera me superfosfat, pleh dap dhe kontejnerë.

Nga Qendra e Informacionit në APD mësohet se dy tragetet e linjës Bari – Durrës, kanë mbërritur në port vetëm 30 minuta më vonë se sa grafiku i parashikuar.
Përkatësisht “AF Francesca” dhe “Bari” kanë mbërritur rreth orës 8.00-8.30 të mëngjesit.
Mësohet gjithashtu se në kalatën 6 anija “Countship Vow”, e cila mbërriti pasditen e kaluar, vazhdon shkarkimin e 461 kontejnerëve.
Anija “Nazmiye Ana” me 2000 ton pleh kimik dap në kalatën 2 e ka ndërprerë përpunimin për shkak të reshjeve të shiut që nisën gjatë natës.
Edhe sot gjatë ditës parashikohen reshje shiu, që mund të vështirësojnë përpunimin e anijeve në kalata.
Për lajm-shqip
Silvi Feimi