Moti i keq ka sjellë pasoja dhe mjaft dëme materiale në juglindje, si pasojë e erës së fortë është shkëputur çatia e një pallati.
Kjo ka shkaktuar dëme të shumta materiale. Automjete të parkuara para pallatit ku ndodhi ngjarja, dritare dhe mure janë shkatërruar.
Ndërsa janë këptur edhe telat e korentit.
Moti i keq, fluturon çatia nga era e fortë.
Fatmirësisht në momentin e ngjarjes nuk ka patur njerëz çka ka shmangur incidente në jetë njerëzish.
Era e fortë ka përfshirë pasditen e sotme qytetin e Korçës duke sjellë edhe ngjarjen në fjalë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë të saj.

Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj