Të paktën 22 persona kanë humbur jetën në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë moti të ftohtë ekstrem.
Tashmë, temperaturat dyshifrore nën zero, pritet të përhapen edhe në zonën e Bregut Lindor, ku përfshihet Virxhinia dhe Fermonti.
Moti ekstrem përul SHBA.
Një stuhi filloi disa ditë më parë në Gjirin e Meksikës dhe së pari goditi Panhandle në Florida.
Deri të enjten, ajo po bënte kërdi duke çuar në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Tejet i prekur nga moti ekstreme është edhe Massachusettsm, ku pas reshjeve të shumta të shiut është përfshirë nga ngrirje ekstreme.
Makinat kanë mbetur në rrugë si pasojë e akullit, raporton oranews.
Kushtet brutale të ftohta pritet të vazhdojnë të mbështjellin bregun lindor të SHBA më shumë këtë fundjavë.
www.lajm-shqip.com