Moti për ditën e sotme, e enjte 7 Shkurt 2018. Paraditja vijon me vranësira dhe reshje kryesisht shira në Veri- Qendër por reshje të izoluara do ketë në zonat Jugore.
Të ngjashme mund të lexoni:
Pasditja paraqitet me përmirësim të kushteve të motit në zonat Jugore. Ndërsa zonat Veriore dhe pjesërisht Qendra, mbeten me reshje të përkohshme.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera thuajse konstante gjatë mëngjesit Por një rënie prej 2°C parashikohet gjatë orëve të mesditës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det dallgëzimi do të ulet në 23 ballë.
Moti për ditën e sotme, e enjte 7 Shkurt 2018në Europë
Europa Juglindore vijon me vranësira dhe reshje të shpeshta shiu e dëbore. Po ashtu, ishujt Britanikë dhe Veriperëndimi i Europës do të përfshihen nga vranësira të fuqishme dhe reshje të konsiderueshme shiu e dëbore.
Ndërsa Europa Perëndimore dhe pjesa më e madhe e zonave Qendrore të Europës dominohen nga kthjellime të shpeshta dhe vranësira kalimtare.
www.lajm-shqip.com