Moti për ditën e sotme, e enjte 22 Shkurt 2018. Orët e para të ditës mbeten me vranësira dhe reshje të shpeshta shiu e dëbore në të gjithë vendin.
Të ngjashme mund të lexoni:
Por mesdita përmirëson gradualisht kushtet e motit duke sjellë herë pas here edhe kthjellime në gjithë territorin të cilat mbeten prezent gjatë pasdites dhe orëve të mbrëmjes.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë pa ndryshime të ndjeshme gjatë mëngjesit por një tjetër rritje të lehtë sjellin orët e mesditës.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 3 ballë.
Moti për ditën e sotme, e enjte 22 Shkurt në Europë
Europa Juglindore dhe gadishulli i Ballkanit vijojnë me vranësira dhe reshje të përkohshme shiu e dëbore. Po ashtu, edhe rajoni i Mesdheut dhe zona e Alpeve Europiane mbeten me reshje të pakta shiu dhe dëbore.
Ndërsa vijon pjesa më e madhe e kontinentit nën ndikimin e motit kryesisht të kthjellët; më të dukshme kthjellimet, në Perëndim të saj.
www.lajm-shqip.com