I moshuari tenton të mbyet në liqen, shmanget tragjedia në Pogradec. Një i moshuar tentoi t’i japë fund jetës por ndërhyrja erdhi në kohë për shmangien e aktit fatal.
Një 74-vjeçar tentoi të hidhet në liqenin e Pogradecit. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet I.B., banues në Korçë. Ai tentoi të hidhej në liqen por ndërhynë disa persona që ndodheshin aty pranë.
I moshuari tenton të mbyet në liqen, shmanget tragjedia.
Raportohet se i moshuari vuan nga probleme mendore.
Ai u dërgua për mjekim në spitalin psikiatrik të Elbasanit.