Duket se çudirat nuk kanë të mbaruar kur flitet për ngacmimet seksuale.
Rasti më i fundit ka qënë ai në lagjen “24 Maji” në qytetin e Vlorës kur i moshuari 67 vjeçar i ka hyrë në shtëpinë e një 61 vjeçareje. Ky i moshuar tenton të përdhunojë fqinjen, por më pas arrestohet nga policia.
I moshuari tenton të përdhunojë fqinjen. Arrestohet nga policia.
E moshuara me inicialet A.V ka qenë duke larë banesën kur ka parë të shfaqet brënda saj fqinji me inicialet P.D.
Ajo i ka kërkuar të dale, por ai ka insistuar se e pëlqente.
Gruaja i ka thënë se është gjyshe dhe mendonte se po tallej.
Kur ka parë insistimin e të moshuarit ajo ka telefonuar policinë dhe të birin. Blutë kanë bërë shoqërimin e të moshuarit.
Ky i fundit është shprehur se prej kohësh dashuronte gruan edhe pse të dy ishin gjyshër. Blutë kanë kërkuar një vlerësim psikologjik për 67 vjeçarin i cili ishte pensionist.
Enrik Mehmeti
22.01.2018