Pas “zhurmës” që shkaktoi në aferën politike, mosdekretimi i Gent Cakaj si ministër i jashtëm, Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, me ironi, Meta shkruan që Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë, ndërsa shton se “ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor”.
Reagimi i Metës
Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë — ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.
Partia Socialiste ka kapacitete të jashtezakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla — e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria—- do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon.
Shqipëria—- do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.
SHQIPËRIA E PARA.—-
Elona Tereziu
12.01.2019