Dorëzimi i mandateve nga opozita nuk ka gjetur mbështetjen e plotë nga disa prej deputetëve të tyre. Referuar burimeve rezulton se 11 kandidat nga PD-ja dhe LSI-ja nuk kanë firmosur formularin për të hequr dorë nga mandati.Kandidati i LSI-së për Tiranën Ylli Shehu, konfirmon se ende nuk ka firmosur një deklaratë paraprake dorëheqjeje.
Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, ish- deputeti Shehu tha se gjatë këtyre ditëve do të konsultohet dhe të mendohet mbi çdo gjë që po ndodh dhe pastaj të jap vendimin.
Pjesë nga deklarata:
“Unë nuk kam firmosur ende një deklaratë paraprake dorëheqjeje. Jam njoftuar nga KQZ për të drejtën e përfitimit të mandatit, dhe kam 10 ditë kohë të dorëzoj formularin e dekriminalizimit. Deri atëherë kam kohë të mendohem dhe të konsultohem me gjithçka ndodh, pas shkëputjes gati 2 vjeçare me politikën aktive. Shpresoj në mirëkuptimin tuaj për ta marrë gjithë kohën që kam në dispozicion për të thënë fjalën e fundit”, ka përfunduar reagimin e tij për Gazeta Shqiptare kandidati i LSI”, tha Shehu.
Visar Quni
28.02.2019