Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka pritur delegacionin e Partisë Komuniste të Republikës Popullore të Kinës në selinë e LSI-së. Delegacioni kinez, kryesohej nga znj. Shen Beili, Zevendësministre e Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.
Znj. Monika Kryemadhi vlerësoi në këtë takim marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve. Ajo u shpreh e gatshme për të forcuar bashkëpunimin midis LSI-së dhe Partisë Komuniste të Kinës.
Monika Kryemadhi pret delegacionin kinez, nisin diskutime për dy projekte…
Kryemadhi shprehu dëshirën për të realizuar projekte të rëndësishme nga Platforma e Bashkëpunimit 16+1.
Zëvendësministrja e Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, znj. Shen Beili vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm midis dy vendeve. Ajo vlerësoi rolin e LSI-së në forcimin e këtyre marrëdhënieve dhe i kërkoi zonjës Kryemadhi të shkonte për një vizitë në Republikën Popullore të Kinës. Kryetarja e LSI-së u shoqërua në këtë takim nga Zëvendëkryetari i LSI-së Luan Rama, Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj Kryetari i Grupit Parlamentar Petrit Vasili si dhe deputetët e LSI-së, Edmond Haxhinasto dhe Klajda Gjosha.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
12.06.2018