“Shumë i dhunshëm, por edhe shumë poetik”: kështu e përshkruan Monica Bellucci filmin e saj të ardhshëm “Dashuri dhe luftë”, me regji të Emir Kusturica.
Aktorja, e cila sot ka mbërritur në Serbi, e ftuar në “Küstendorf Film and Music Festival”, ka dashur të sigurojë njerëzit rreth përmbajtjes së filmit. Sipas saj, pavarësisht titullit, ngjarjet nuk janë të lidhura ngushtë me tematikën e konfliktit.
“Është më tepër një film filozofik, megjithëse flet për dhunën. Është një film që shkon përtej luftës”, ka thënë Bellucci.
Ajo ka siguruar se filmi i ri ”Dashuri dhe Luftë”, nuk është pasim i filmit të Angelina Jolie “Toka e gjakut dhe mjaltit”, (i vlerësuar në Serbi si tepër filo-mysliman).
“Nuk e kam parë filmin e Jolie, por kam dëgjuar që është shumë i bukur. Nuk besoj se filmi ynë është një pasim i punës së Angelina Jolie. Bëhet fjalë për një film që flet për çdo luftë”, ka shpjeguar aktorja.
Diva e kinemasë, e cila nis xhirimet në maj në Trebinje, në jug-lindje të Bosnjës ka dashur të falënderoi Serbinë për mikpritjen e jashtëzakonshme: “Mezi pres të nis punën. Këtu çdo gjë është e bukur. Është tepër e bukur të jesh me ju. Jam e mallëngjyer”.
22.01.2013
Burimi: Gazeta Shqip
marre mi livdue shijet monika belluci
poa po ok nese ashtu shko gjiroje filmin me naj shka te shkines mosi tepaskan prit mir je femen ebukur jav ke que kudretin jav ke terqeth shkive flokt se mu pas shkue naj mashkell ekishin hanger me tesha po mosu gut me than um kan prit mir dhe mallengjyshem se si njeh hala ti mir kush jan shkijet kta qetnik kta ta lyn rrugen me solle detin ta bajn m e parfim por ne fund kur ti krysh krejt eshe shka thojn per tyje shqiptaret mashtrohen menji kille rrush edhe dy kille banana pom dokket edhe artistja shqipe spo legjikojka shum kta jan ata te mangjellushmit qi naj kan kall shyprtin naj kan pre egri bab e bagjysh e katragjyshrit tan mosu gut me ba hop pa ekcyje gardhin ok zonja monika belluci matu mir ka pe perkrah dhe kah pe livdon ata jan vrastar dhe gjakatar potyje ste ka djeg hala ponese te pelqejn shum martov menaj shka bane jeten e mallengjushme sa pa lidhje koke aii su mushum men kurr kjo iaska shtije vesht ne lesh esyt ne syzat ete verberve .