Shqipëria i ka zgjatur sanksionet ekonomike me gjashtë muaj kundër Rusis.
Ky veprim është përshendetur edhe nga Përfaquesja e Lartë e Bashkimit Europian,
Federica Mogherini, duke e cilësuar një linjëzim me politikat e Brukselit.
Këtë vlersim Mogherini e ka bërë të ditur gjatë një postimi në rrjetin e saj social.
Me këtë vendim Shqipëria është bashkuar me Malin e Zi, Norvegjinë dhe Ukrainën .
Postimi i plotë:
“Vendimi i Këshillit të BE-së i ka zgjedhur masat penalizuese për Rusinë me gjashtë muaj.
Vendet kandidate si Mali i Zi dhe Shqipëria, Norvegjia që është pjesë e EFTA dhe antare e Zonës Ekonomike Europiane por dhe Ukraina, e kanë linjëzuar pozicionin e tyre me vendimin tonë.
BE e ka mbajtur shënim këtë lëvizje dhe e përshendet atë”, thuhej në komunikimin e Mogherinit.