Festimet do të vazhdojnë dhe sot në kryeqytet për atë që quhet ‘Nata e bardhë’.
Është bërë traditë që çdo vit në Shqipëri të vijë një këngëtar shumë i famshëm. Kjo traditë është ndjekur cdo vit, si ka ndodhur me Jessie J, Rita Ora, citon Syri.net.
Këtë vit e ftuar do të jetë këngëtarja Emeli Sande, e cila bashkë me këngëtarët shqiptarë do të ndezë atmosferën në kryeqytet.
Mësojmë se për të prezantuar këtë koncert bashkia i ka besuar moderatores mjaft e zonja e shumë bukuroshe si Dojna Mema.
Tani na mbetet të mblidhemi të gjithë në shesh e të festojmë deri natën vonë!