Modelja shqiptare Emina Cunmulaj ka një njoftim të rëndësishëm për ndjekësit e saj. Së shpejti ajo vjen në Shqipëri, por me një mision humanitar. Ashtu si vitin e shkuar ajo do iu vijë në ndihmë personave në nevojë.
Modelja shqiptare Emina Cunmulaj vjen në Shqipëri me një mision të rëndësishëm
‘Miqe te Dashur,Në Tetor do të vizitoj Shqipërinë, për disa projekte humanitare, si Anëtare e Bordit të Fondacionit Fundjavë Ndryshe. @fundjavendryshe Vitin që lamë pas unë vizitova disa familje në varfëri ekstreme në Shkodër, Shqipëri. Duke i ardhur në ndihmë. Shpresoj që këtë vit të bëjmë diçka më të madhe.Linku per donacionet eshte ne profilin time’-shkruan Emina në postimin e saj të fundit.
Ju kujtojmë që Emina është e martuar me një biznesmen izraelit që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.