Niko Divia me vlerësimin sportiv “mjeshtër sporti”shprehet për garën e 7 shkurtit në federatën e futbollit.
Mendoj thotë ai se Armando Duka është më mirë të vazhdojë kreun sepse ka bërë për futbollin sidomos katër vjeçarin e fundit.
Edhe një mjeshtër sporti si Niko Divia, ka një koment për garën në federatën e futbollit
Kandidimi i Bashkim Finos shton ai mua më duket i pavend.
Nuk po diskutoj fare politikisht se mua të gjithë më dinë që jam i majtë.
Nëse do ishte ndonjë personazh tjetër si Lorik Cana apo Igli Tare unë do thoja që Duka të hapte krahun e konkurimit, por përballë Finos do të thoja Duka ta gëzoj dhe një mandat për punën që ka bërë.
Po cili është personazhi sportiv Niko Divia?
Divia për 10 vjet ka qënë “gardian”i portës së ekipit “Apolonia” dhe 22vjet në të njëjtin pozicion me ekipin e “Bylys”të Ballshit.
Aktualisht ai banon në Ballsh dhe sportit nuk i është ndarë.
Është trajner i ekipit kombëtar i të rinjëve, shkurt U13.
Në vitin 1996 është nderuar metitullin e lartë nga presidenti i Republikës, “Mjeshtër Sporti”
Vladimir Muçaj
26.01.2018