Mjekësia, universitet apo fakultet? -Shkëputja e Fakultetit të Mjekësisë dhe të Infermierisë nga Universiteti i Tiranës dhe ngritja e një universiteti mjekësor më vete ka ngjallur debate. Ky shqetësim u ngrit edhe gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me bluzat e bardha ditën e hënë. Kryeministri Rama e ka cilësuar vendimin për ngritjen më vete të Universitetit Mjekësor si të nxituar dhe ka thënë se do nisin konsultimet për të parë se çfarë do bëhet me këtë universitet. Një prej personave që ka dalë kundër këtij universiteti dhe e ka cilësuar si një dështim është dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa, i cili ka propozuar rikthimin në varësi të Universitetit të Tiranës. I pyetur për këtë çështje, rektori i UT-së, Dhori Kule ka thënë se 6 muajt e parë të këtij universiteti vërtetuan se nuk dha rezultat dhe se mirëpresin kthimin e tyre si pjesë të UT-së. Ndërsa Pëllumb Pipero, ish-drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, por njëkohësisht pedagog te Mjekësia dhe shef i pavijonit të Infektivit në QSUT, ka thënë se u mor vendim i nxituar që u hap, por nuk duhet të bëhet i njëjti gabim për ta mbyllur. Po ashtu edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e pyetur për çështjen e Universitetit të Mjekësisë ka deklaruar se: “Pikërisht ditën e martë kemi nisur diskutimet në lidhje me situatën e Universitetit të Mjekësisë. Do organizojmë takime që të dëgjojmë të gjitha palët dhe më pas do vendoset se çfarë do bëhet. Por me takimin e parë që kemi bërë me dekanët, situata na është paraqitur e rëndë, sidomos ajo ekonomike”.
Pro & kundër
Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa është kundër Universitetit Mjekësor të Tiranës. Ai ka deklaruar për “Gazeta Shqiptare” se ky universitet është një dështim dhe se dy fakultetet, ai i Mjekësisë dhe i Infermierisë të kthehen në varësinë e Universitetit të Tiranës. “Universiteti Mjekësor i Tiranës është si një shtëpi e ngritur në rërë që duhet të zhbëhet, pasi rrezikon të shembet. Arsyeja e parë është se ka kosto marramendëse të pajustifikuar dhe është e pamundur të përballohet. Është një barrë e madhe financiare apo akoma më keq një piramidë. E dyta, është se të gjithë hapat e nënshkrimit të këtij universiteti janë hapa antiligjorë. E treta, është se universiteti ka një senat politik dhe një këshill administrimi partiak. Sugjeroj që të rikthehemi në varësi të Universitetit të Tiranës, ashtu si ka qenë më parë. Fakulteti i Mjekësisë ka një histori 60-vjeçare suksesi; fillimisht ishim entuziastë për ndërtimin e një universiteti mjekësor, por mënyra se si u ngrit, për qëllime elektorale dhe politike, nuk mund të kryejë funksionin e duhur”, – sqaroi dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa.
Po ashtu skeptik për ngritjen e këtij universiteti ka qenë edhe rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, i cili, në një prononcim për Gazetën ka thënë se në këta 6 muaj u vërtetua se hapja e këtij universiteti ishte një gabim. “Në këta gjashtë muaj u provua se hapja e këtij universiteti ishte një gabim. Ne i mirëpresim të kthehen sërish si pjesë e Universitetit të Tiranës. Nuk di si ta gjykoj vendimin e hapjes, pasi edhe në raportin që u dërgua në Ministrinë e Arsimit nga grupet e punës të dy fakulteteve përkatëse, atij të Mjekësisë dhe të Infermierisë thuhet qartazi se hapja e këtij universiteti nuk sjell asnjë gjë të mirë. Jam i mendimit që jo vetëm këto dy fakultete të kthehen në UT, por edhe ndarja që u bë në ’91-shin për arsye politike të kthehet, dhe të bëhet një bashkim dhe me Politeknikun. Bashkimet e universiteteve janë një përvojë shumë e mirë botërore”, – tha për “GSH”, rektori Kule. Ndërsa për ish-drejtorin e Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, edhe pse nuk ka qenë dakord me ngritjen e Universitetit të Mjekësisë, ai shprehet për “Gazetën” se nuk duhet të jemi të nxituar për ta zhbërë këtë vendim, por duhet të hapen diskutime me specialistët e fushës. “Personalisht nuk kam qenë dakord që të kemi një universitet mjekësor. Së pari, eksperienca botërore dhe ajo europiane nuk na dëshmon që të ketë një model të tillë. Edhe në ato pak raste është fenomen sporadik. Së dyti, ka një studim Banka Botërore, ku tregohet se vendi ynë i realizon kërkesat duke pasur dy universitete të mëdha, Universitetin Politeknik dhe atë me profil agrar, siç është Universiteti Bujqësor. Universiteti Mjekësor nuk është kosto efektive. Po ashtu edhe Farmacia, Stomatologjia apo Shëndeti Publik nuk i plotësojnë kriteret për të qenë fakultete më vete. Për shkak të integrimit të mësimdhënies dhe praktikave studimore, Fakulteti i Mjekësisë ka qenë i integruar në Universitetin e Tiranës dhe kishte marrëdhënie me Fakultetin e Shkencave të Natyrës, me atë të Gjuhëve të Huaja. Ndërsa sot duhet të ketë marrëdhënie kontraktuale, pasi janë universitete të ndryshme. Gjithsesi, në mënyrë përfundimtare them se, në qoftë se u nxituam për ta hapur dhe harxhuam para për ngritjen e tij, duhet të jemi më të kujdesshëm për të marrë një vendim për ta mbajtur apo jo këtë universitet. Duhet të shikojmë modele të tjera, të hapet një diskutim me këshillin e profesorëve, pedagogëve e specialistëve të fushës përkatëse. Pra, jam i mendimit se një vendim i nxituar nuk zhbëhet me një tjetër vendim të nxituar”, – ka thënë Pipero.
09.10.2013
Burimi: Balkanweb
Mjekësia, universitet apo fakultet?
Mjekësia, universitet apo fakultet?
Etiketime : sporti shqiptar balkan web balkanweb balkanweb.com ballkan web ballkan web.com ballkanweb ballkanweb faqja kryesore ballkanweb.al ballkanweb.com bota sot horoskopi embelsira me qumesht femra sot gazeta Balkan web gazeta balkanweb gazeta ballkan gazeta ballkan web gazeta ballkanweb gazeta koha jone gazeta panorama gazeta panorama shqip gazeta shekulli horoskopi gazeta shqiptare panorama gazeta shqiptare shekulli gazeta shqiptarja gazeta start gazeta tema gazeta zeri i popullit gazeta zeri i popullit shendetesi gazetat me te mira shqiptare horoskopi horoskopi ditor horoskopi ditor dashi horoskopi ditor sot horoskopi javor horoskopi javor 2013 horoskopi mujor Horoskopi Mujor Gusht 2013 horoskopi shqip horoskopi shqip ditor horoskopi sot kuzhinaime.al lajme ne shqip lajme nga shqiperia lajme shqip live lajme shqiptare lajmeonline.net lajmet e fundit ne shqiperi lajmet e fundit nga shqiperia lajmet e fundit nga vendi lajmet e fundit nga vlora lajmet e sotme shqip lajmet ne shqiperi lajmi fundit lajmi i fundit shqip Lindita Nikolli mjekesia panorama shqip saimir tahiri shekulli shekulli al shqip lajme Shqipëria sot sport ekspres sporti ekspres sporti shqiptar al te rejat e fundit te rejat nga shqiperia tiranachat universitet apo fakultet? universiteti i tiranes web ballkan www ballkan web www.balkanweb www.balkanweb.com www.ballkan web .com www.ballkanweb www.ballkanweb.com