Kompeticioni Miss BumBum 2018 po afron. Në nëntor do të marrin pjesë më shumë se 200 konkurrentë të cilët do të garojnë për të pasmet më të mira. Ky kompeticion ka krijuar tashmë traditën e tij që me shumë gjasa do të ndërpritet. Është thënë se ky do të jetë viti i fundit i Miss BumBum. Fituesja e fundit e këtij kompeticioni duket se është mërzitur tepër për këtë fakt.
Miss BumBum do të mbyllet, proteston fituesja e vjetshme…
Duke folur për “Daily Star” Rosie Oliveira tha:
“Është një konkurs që të bën të njohur ndërkombëtarisht, jo vetëm në Brazil. Falë tij, unë isha në kopertinën e “Playboy Portugal”. Jeta më ndryshoi shumë. Në rrjetet sociale kam fituar mijëra ndjekës të rinj vetëm se fitova çmimin”.
“Po i presin ëndrrat vajzave”, shton Oliveira.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
07.06.2018