Mish me ngjyrues, ekspertët: Bëni kujdes nga ushqimet që konsumoni…
Analizimi i 5 lloje ushqimesh, produkte vendi dhe importi, ka konfirmuar cilësinë e dobët dhe rrezikshmërinë për konsumatorët.
Problemet më të mëdha u evidentuan tek mishi dhe nënproduktet e tij.
15 % e produkteve të analizuara rezultuan me ngarkesë të lartë mikrobiale.
20% e mishit, kryesisht e produkteve të sallamit, rezultoi me ngjyrues, që shërben për ta bërë mishin të duket sa më i freskët.
Ekspertët japin alarmin:
Nga 8 produkte dhe nënprodukte të qumështit, dy prej tyre (25 %) rezultuan me aflatoksinë. Parametrat e vajrave rezultuan brenda normave për 80% të tyre. Për një nga vajrat e ullirit të testuara, rezultoi se parametrat e tij nuk përputhen me ato të vajit të ullirit. Ekzaminimi spektrofotometrik dhe metilet e jashtme të acideve yndyrore rezultuan jashtë normave.
Një nga produktet e gjalpit me sasi të acidit oleic më të lartë se normat e lejuara.
Sa i përket mungesës së sigurisë ushqimore në vend, Alban Zusi kërkon nga qeveria ashpërsim të ligjit deri në dënimin me burg.
Ligji duhet zbatuar për ata që shkelin standardet e sigurisë ushqimore dhe rrezikojnë jetën e konsumatorit.
Jo ndjekje penale vetëm në rastin kur ndodh dëmi në njerëz nga siguria ushqimore. Edhe në rastet kur konstatohet një produkt i rrezikshëm në treg duhet të ndëshkohet personi. Ai produkt rrezikon jetën e qytetarit.
Zusi thotë se është nevojë urgjente vlerësimi Kombëtar i Riskut të Sigurisë Ushqimore, pasi ende nuk janë identifikuar produktet më risk.
Ai sugjeron që Ministria e Bujqësisë të ngrejë një organizëm këshillimor.
Aktorë të ndryshëm, si operatorë në fushën e agrobiznesit, agropërpunimit, shoqërisë civile dhe qytetarë të kontribuojnë në identifikimin e problemeve të sigurisë ushqimore.
Sipas tij, do të duhet të sanksionohet me ligj që çdo prodhues ushqimor të ketë teknolog që të konfirmojë standardin e produktit.
www.lajm-shqip.com