Gazeta spanjolle “El Confidencial” i ka kushtuar një artikull të zgjeruar situatës së kanabisit në Shqipëri. Si dhe bashkëpunimi me grupet kriminale italiane. “Miqësitë e reja të Cosa Nostra në Shqipëri, “Kolumbia e Evropës” është shkrimi i kësaj gazete.
Në nëntor 2016, Policia italiane lëshoi një njoftim për çmontimin e një rrjeti mafioz me qendër në Milano. Rrjeti importonte drogë nga Peruja dhe Shqipëria. Pastaj e shiste atë në Sicili dhe në Holandë. Duket si një nga operacionet e shumta policore të kryera në Itali çdo ditë. Megjithatë, operacioni i filluar në vitin 2013 fshihte diçka.
Muaj më vonë, korrikun e kaluar, Drejtoria e Hetimeve të Anti- Mafias (DIA) e zbuloi atë në raportin e saj gjysmëvjetor mbi çështjet mafioze në Itali. Hetuesit kishin dokumentuar pjesëmarrjen e një përfaqësuesi të familjes mafioze të Carollo de Palermo. Biri i një bosi të rëndësishëm të mafias siciliane. Duke fshehur një miqësi të pashembullt të Cosa Nostra me grupet kriminale të Shqipërisë.
Shenjat e veprimtarisë të Cosa Nostra u regjistruan në vendin ballkanik .
Ishin “shenja” se diçka e re po përjetohej. “Ne duhet të kuptojmë se kriminaliteti historik shqiptar nuk ka patur një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me Cosa Nostra, kujton Antonio Ingroia, një ish-prokuror me përvojë në çështjet mafioze”. Por ndoshta, tani kjo gjë ka ndryshuar.
27.12.2017