Minoritarë në Derviçan: – “Rama-Bushati, jo ligjit antiminoritet”!
Revoltë nga disa minoritarë në Derviçan të Gjirokastrës ndaj vizitës së Ditmir Bushatit. Bushati ishte i shoqëruar nga Mirela Kumbaro dhe Zv. Ministria e Çështjeve Evropiane dhe punëve të jashtme Artemisa Dralo. Dralo, tashmë mbulon problemet e minoriteteve në këtë dikaster.
Takimi pritet me parulla antirama gjatë vizitës që ministri Bushati zhvilloi në Dervçian, fshat me minoritarë grek në Gjirokastër.
Disa prej pjesëmarrësve në këtë takim hodhën parullat, “Rama-Bushati, jo ligjit antiminoritet”. Kjo ndodhi para mbërritjes në pallatin e kulturës ku do të mbahej takimi. Persona të paidentifikuar kishin vendosur parulla kundër ligjit të minorireteve.

Në kuadrin e një vizite në Gjirokastër dhe Janinë për prezantimin e ligjit të minoriteteve, ministri Bushati shkoi në fshatin Derviçian. Ai është më i madhi i minoritetit grek në Bashkinë e re të Dropullit.
Ky incident ndodh një javë para takimit të dy ministrave të jashtëm shqiptar dhe grek. Ende e paqartë kjo lloj revolte. Ndoshta është inerci e pakënaqësisë së himariotëve ndaj prishjeve të ndërtimeve pa leje në këtë Bashki.
Për Lajm-Shqip
Ëngjëll Serjani