Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla ka folur para mediave dhe ka deklaruar se qeveria shfuqizon që sot VKM për nenin 4 për provimet e mbartura.
Ministrja Nikolla: Qeveria do të anulojë vendimin për tarifën për mbetësit
“Është dhe një kërkesë tjetër. Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifave të studimit. janë universitetet që i përcaktojnë ndaj jeni të lutur por patjetër dhe të monitoruar nga MAs që ju të shteroni me studenëtëve dhe pedagogët një debat që sa mundësi ka të realizohet. Sot buxheti i shtetit mundëson mbi 75 të kostos reale të studimit.
Në UT mbulon mbi 85% të kostos. Është një debat që do i shkojmë në fund, faleminderit studentëve që shërbyen si nxitës”.
Ky ishte dhe reagimi me i fundit i bërë nga ministrja e Arsimit.
Elsa Kepi
06.012.2018