Ministria e Mbrojtjes i vlerësoi si shpifje akuzat e PS, duke deklaruar se veprimtaria e kësaj ministrie në procesin e tregtisë së armëve është e ligjshme dhe e monitoruar. Sekretari i Përgjithshëm, Ervin Kulluri, tha se do të ndiqet rruga ligjore për publikimin e dokumenteve të klasifikuara për shitjen e armëve, e cila, sipas saj, përbën vepër kriminale. “Ministria e Mbrojtjes, çdo veprim, çdo shitje armatimi e municioni, e ka bërë në përputhje të plotë me ligjin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Në këtë proces janë të përfshira institucione të ndryshme vendase dhe të huaja që menaxhojnë dhe kontrollojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe rast pas rasti të gjithë veprimtarinë në fushën e eksportit të armatimit dhe pajisjeve ushtarake. Publikimi e nxjerrja e dokumenteve të klasifikuara përbëjnë vepër kriminale. Për këtë do t’u drejtohemi organeve të drejtësisë. Pa dyshim që në këtë vend do të ruhet standardi i informacionit të klasifikuar në respekt të ligjeve në fuqi. Shpifjet dhe trillimet për veprimtarinë tregtare të Ministrisë së Mbrojtjes nga pengmarrësit e integrimit dhe të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO kanë si qëllim nxirjen e Forcave të Armatosura dhe imazhit të tyre, të cilat kanë kaluar me sukses reformat më të thella në këto dekada”, thuhet në reagim.
02.10.2012
Burimi: Gazeta Panorama
Ministria: Padi penale Braçes, publikoi sekrete...
Ministria: Padi penale Braçes, publikoi sekrete…
Etiketime gazeta panorama lajm lajm i fundit lajm-shqip lajm-shqip.com lajme lajme live lajme nga politika lajme politike lajme shqip lajme shqip.com lajme shqiptare lajme sot lajme te fundit lajme te fundit nga bota lajme te ndryshme lajme te reja lajmeshqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit minute pas minute lajmet e fundit nga shqiperia lajmet shqip lajmet sot lajmetefundit lajmetshqip lajmevip lajmi lajmi fundit lajmi i fundit lajmi i fundit shqip lajmifundit lajmifundit.com lajmishqip lajmshqip ministri ministria e mbrojtjes ministrin NATO panorama panorama shqip panorama-sport Partia partia socialiste pd politika politike ps qeveria shkeljet nga ministria e mbrojtjes www. www.njoftime.eu