Ministria e Drejtësisë më në fund ja ka dalë të përfundojë përkthimin e ‘dosjes Habilaj’, të sjellë nga Italia. Hetimi 4-vjeçar i Prokurorisë së Katanias dhe përgjimet e tyre nxorrën edhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Edhe pse Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar përkthimin më të shpejtë të kësaj dosjeje, ajo vetëm sot është përfunduar nga Ministria e Drejtësisë.
Më në fund do të dorëzohet e gjitha në shqip, raporton Syri.net.
Këtë e ka bërë të ditur sot, ministrja e Drejtësisë, Erilda Gjonaj. Sipas saj, janë përkthyer 1800 faqe dosje hetimore e ardhur nga Italia. Ajo theksoi faktin se, janë zbatuar të gjitha procedurat.
20.11.2017