Ministri Xhafaj sot në Amerikë, pas kthimit arrestime të bujshme.
Ministri Fatmir Xhafaj “fluturon” sot në Amerikë, pas kthimit të vizitës zyrtare me autoritete të larta të CIA-s dhe FBI-së do të ketë arrestime të bujshme, të niveleve të larta.

Vizitë zyrtare me axhendë të paracaktuar mirë. Burime të Lajm-Shqip thonë se qëllimi disa ditor i vizitës është krimi dhe korrupsioni me përmasa në Shqipëri. Xhafa do të takohet me autoritete të larta të CIA-s dhe FBI-së. Pas mbarimit të vizitës dhe kthimit të ministrit në Tiranë burimet e informacionit thonë se do të ketë arrestime të niveleve të larta. Ndonëse nuk mësohen ende emra ata janë të nivelit ministra dhe ish-ministra. Akuza është e qartë, korrupsion në përmasa të frikshme. Këto arrestime sipas gjasave marin bekimin e amerikanëve dhe njësive të specializuara .
Për Lajm-Shqip
Vladimir Muçaj
22.03.2018