Ministri Xhafaj i shmanget pyetjes për shefat e policisë: “Nuk merrem me kërkim personash”
Ministri Xhafaj i shmanget pyetjes për shefat e policisë
Në një prononcim per mediat, pas konferencës “Mbi bashkëpunimin ndërkombëtar në Luftën kundër Krimit të Organizuar”, z. Xhafaj, tha se:
“Unë nuk merrem unë me cështjet e kërkimit, kjo është detyrë e policisë dhe besoj që është duke e bërë”.
Kjo përgjigje u dha pas interesimit të gazetarëve se çfarë po bëhet për 3 ish-zyrtarët e Policisë së Vlorës që Prokuroria i kërkon si pjesë e dosjes “Tahiri-Habilaj”.
Ish-drejtori i policisë, Jaeld Çela dhe vartësit e tij, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila janë në arrati, pas shpalljes në kërkim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Dyshohet se aksioni u dekonspirua nga radhët e policisë.
04.12.2017