Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka zgjedhur një familje fermerësh për të përcjellë urimin e fundvitit.
Nga fshati Biranj, i pranishëm në familjen e Irfanit dhe Linës, ministri ka shprehur mbështetjen ndaj fermerëve.
Po ashtu, edhe lehtësimin e politikave në sektorin e bujqësisë për fermerët shqiptarë.
Ministri Peleshi, në një familje fermere në fshatin Biranj
Sipas Peleshit, buqësia shqiptare kërkon që të ndjekë modelet më të mira.
“Dhe Irfani dhe Lina është një familje që ka rreth 3 ha në pronësinë e vet, por dhjetë herë më shumë se kaq i ka marrë me qira dhe i punon. Çdo vit kutivon kultura të ndryshme, kryesisht perime. Siç e shikoni është një familje që ka mundur të ndërtoje një mirëqenie. Ky është kapërcimi i madh që ne duhet të bëjmë në të gjithë Shqipërinë.
Pra të kapërcejmë nga një bujqësi ku kushtet e mbijetesës, pra për të siguruar një mbijetëse, që për hir të vërtetëts është larg asaj, nivelit të mirëqenies që ne duhet të arrijmë në zonat rurale, në një bujqësi e cila rritet dhe kthehet në një biznes shumë të mirë, që të bën me një shtëpi të mirë, por të bën edhe me një punësim, që të ndërtosh të ardhmen për familjen dhe për fëmijët.
Natyrisht që një pjesë e madhe e punës është iniciativa private sepse toka në Shqipëri është private, iniciativa është private, por është shteti ka rolin e vet, të drejtimit dhe të mbështetjes, jo të vogël, sidomos bujqësia dhe në vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian është sektori që mbështetet, subvencionohet dhe mbështetet fuqimisht nga shteti.”, tha ndër të tjera ai.
Të rrisim masën e mbështetjes
Sipas z. Peleshi, kështu që për të qenë konkurrues duhet që edhe ne të rrisim masën e mbështetjes.
“Lajmi i mirë për të gjithë fermerët shqiptarë për vitin 2018, si një kartolinë urimi është që skema e mbështetjes financiare do të dyfishohet këtë vit. Kemi fokusuar 15 kultura, sepse një nga problemet e medha që ka bujqësia shqiptare është që mungesa e këshillimit për fermerin. fermerët janë të orientuar në kulturat tradicionale, të cilat i njohin më mirë, por jo domosdoshmërisht janë më të mirat, më fitimprurëser”, ka përfunduar ministri i Bujqësisë, i cili ka përcjellë edhe urimet për festat e fundvitit.”
Për Lajm Shqip
Ledjona Xheladinaj