Ministri i Brendshëm , Sandër Lleshi ka zhvilluar një takim me strukturat edhe drejtuesit e policisë së qarkut Korçë. Një takim ky i zhvilluar në ambjentet e komisariatit të Korçës. Lleshi ka qëndruar në takim prej më shumë se 3 oresh me dyer të mbyllura dhe larg medias. Ndërsa Lajme-Shqip.com ka mundur të zbardhë disa nga porositë e ministrit të brendshëm.
Ministri Lleshaj në Korçë , ja porositë që ka lënë për…

Burime konfidenciale bëjnë me dije se vëmendja kryesore ka qenë në luftën ndaj krimit të organizuar. “ Synimi është lufta kundër krimit të organizuar. Si dhe lufta ndaj kapove të trafikut të lëndëve narkotike. Mos u merrni me shpërndarës droge por me kokat e këtyre trafiqeve.Lufte ndaj kondrabandistëve të lëndës drusore.” Këto kanë qenë porositë e Lleshaj për strukturat e policisë vendore të qarkut të Korçës.
Ledjona Xheladinaj
30.11.2018