Ministri Xhafaj: Ja kush e porositi vrasjen e Devi Kasmit
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka deklaruar se vrasjen e Devi Kasmit e ka porositur një kriminel i rrezikshëm shqiptar, dhe është kryer nga vrasësi grek me pagesë.
Ministri Xhafaj: Ja kush e porositi vrasjen e Devi Kasmit
“Vrasësi me pagesë është pjesë e një grupi shumë të strukturuar kriminal. Porositësi i vrasjes është shqiptar, një kriminel i rrezikshëm”, u shpreh ministri në Opinion.
Kujtojmë që Policia e shtetit ka arrestuar shtetasin grek Efthymiou Efthymious që dyshohet se kreu vrasjen e Devi Kasmit mbrëmjen e 29 janarit në Tiranë.
Efthymiou ka punuar si efektiv i forcave speciale policore në Greqi nga viti 1992 deri në vitin 2012, vit që u përjashtua nga detyra pas dyshimeve se ishte përfshirë në trafik droge.
16.02.2018