Dikur u bë e famshme shprehja e Ylli Bufit se kanë mbetur vetëm shtatë ditë bukë.
Tani është ministri i Financave i Zimbabveve që ka deklaruar se vendi ka vetëm 217 dollarë në arkën e shtetit.
Ai tha se kaq para kanë mbetur pasi janë paguar nëpunësit e shtetit.
Megjithatë ai shtoi të nesërmen hynë rreth 30 milion dollarë të ardhura.
Ai tha për BBC se i ka bërë këto deklarata për të treguar se vendi nuk ka mundësi të financojë zgjedhjet, por jo se ka falimentuar.
Zgjedhjet do të bëhen këtë vit dhe presidenti Robert Mugabe do të sfidojë ministrin e Financave, Tendai Biti.
Zgjedhjet do kushtojnë rreth 200 milion dollarë, përfshi edhe një referendum për Kushtetutën e re.
Analistët thonë se qeveria e përbashkët mes mazhorancës dhe opozitës ka arritur njëfarë stabiliteti ekonomik.
Megjithatë vendi është në gjendje shumë të vështirë ekonomike.
30.01.2013
Burimi: Gazeta Tema