Ministrat Majko e Kumbaro prezantojnë prefektin e ri të Gjirokastrës
Në prani të kryetarëve të bashkive të qarkut, drejtorëve rajonalë dhe drejtuesve të policisë së rendit dhe kufirit, Ministrat Pandeli Majko dhe Mirela Kumbaro prezantuar të premten në mesditë prefektin e ri të qarkut të Gjirokastrës ishushtarakun Astrit Aliaj.
Takimin e çeli prefekti i deri tanishëm Flamur Bime. Ai falenderoi elektoratin e Gjirokastrës që për më shumë se 12 vjet i besuan dhe e votuan në dy mandate si kryebashkiak dhe dy vjet i emëruar si prefekt, i uroi prefektit të ri Astrit Aliaj suksese në detyrën e re. Më pas deputetja dhe ministria Mirela Kumbaro pasi vlerësoi dhe falenderoi prefektin në ikje Flamur Bime. Ajo prezantoi si një vlerë të re për institucionin e prefektit të qarkut zotin Astrit Aliaj. Ky i fundit një zgjedhje kjo e papritur dhe pazakontë e Kryeministrit Edi Rama.
Ndërsa i dërguari i posaçëm i Kryeministrit Edi Rama, ministri i emigracionit dhe diasporës Pandeli Majko, duke parë të dhënat e tij pa lidhje më Gjirokastrën, e nisi me humor dhe metafora prezantimin e prefektit të ri:
“Ndonse prefekti i ri i Gjirokastrës vjen nga radhët e marinës për të shërbyer në Gjirokastër ku nuk ka det, ai është një i përgjegjshëm dhe di të kuptojë se Gjirokastra është “një det i thellë” që duhet vlerësuar mirë”
Prefekti i ri i Gjirokastrës Astrit Aliaj, kapiten i rangut të parë, ka përfunduar studimet ushtarake të Akademia e Marinës. Ai ka shërbyer më parë edhe si komandant i Forcave Detare. Aliaj ka shërbyer edhe si atashe ushtarak i Shqipërisë në Itali dhe disa vende të tjera europiane. Gjithashtu ka shërbyer më herët në postin e shefit të Protokollit në MB. Astrit Aliaj është me origjinë nga Burreli, i martuar me dy fëmijë dhe jeton në Tiranë.
Burime nga dega lokale e PS bënë të ditur se deri pak ditë më parë përflitej emri i Odise Kotes si pasuesi i Flamur Bimes, por Rama nuk e ka marrë në konsideratë emrin e tij, ndonëse vinte si propozim i tre deputetëve të qarkut, Bledi Cuci, Mirela Kumbaro dhe Flamur Golemi.
03.11.2017
Për “Lajm-Shqip”
E.S