Ministri i Energjetikes Damian Gjiknuri ka zbritur në qytetin e Elbasanit me një lajm të gëzueshëm për 23 mijë banorë të qytetit.
Nga buxheti i Qeverisë, Elbasanit i janë akorduar 475 milion lekë për ujin e pijshëm. Përfitues do të jenë direkt dy lagje, “28 Nëntori” dhe “Skëndërbej”.
Gjiknuri, bashkë me kryetarin e Bashkisë Qazim Sejdini inspektuan punimet për nisjen e punimeve të rikonstruksionit të ujësjellësit të lagjes “28 Nëntori” dhe “Skëndërbej”.
23 mijë banorë të Elbasanit kanë në ‘pronësi’ 475 milion lekë.
Fondi në fjalë do të shërbejë për 23 mijë banorët e këtyre dy lagjeve. Kryetari i Bashkisë, së Elbasanit theksoi se janë minimizuar debitorët në ujësjellës dhe të ardhurat nga pagesat janë rritur.
Investimi në fjalë i jep gjysmës së Elbasanit njëherësh 24 orë ujë, ndërkohë që po punohet që projektet dhe buxhetet e përfituara, të furnizojnë gjithë qytetin me 24 orë ujë pa ndërprerje.
Kryetari i Bashkisë nuk e fshehu gëzimin dhe falenderimin ndaj mbështetjes së Qeverisë shqiptare për këtë nevojë jetike për qytetarët.
“Kuptohet që, Bashkia së bashku me ujësjellësin u takon të marrin masa lehtësuese për borxhlinjtë e vjetër, ku të rikuperohet një pjesë e vogël e borxhit dhe pjesa tjetër të shtrihet në kohë.
Dhe performanca e mirë e ujësjellësit do të sjellë më shumë invetime përfshirë edhe pjesën e dytë të investimit” – tha Gjiknuri.
Aktualisht ujësjellësi i Elbasanit ka rreth 4 miliardë lekë të vjetra të pambledhura.
Për të lehtësuar barrën e borxhlinjëve, janë lidhur mbi 1 mijë akt-marrëveshje për pagesat me këste.
Paralelisht për mosshpërdorime, janë instaluar 280 lidhje të reja dhe pajisje me matësa gjatë muajti janar.
Për lajm-shqip
Alfrida Danushi