Ish-Ministrja e Inovacionit dhe Administratës publike, Milena Harito, ka lënë për të dëshiruar me anglishten e saj në një konferencë ndërkombëtare të organizuar nga “Vocal Europe”.
Milena duket tepër konfuze teksa komunikon në Anglisht për marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Ballkanit me BE-në. Shpesh shihet të vihet në siklet teksa nuk gjen dot fjalët e duhura dhe përdor të njëjtat fjalë të barasvlefshme me një nivel jo më shumë se A2 në anglisht.
Milena Harito flet për integrimin në BE me një anglishte tepër të varfër…
Me siguri që edhe anëtarët e tjerët të panelit duhet të jenë ndjerë tepër ngushtë duke mos kuptuar kolegen e tyre. Milena mund t’i ketë bindur ata të na lënë gjithmonë jashtë BE-së me mungesën e arsyetimeve bindëse dhe fjalorin e varfër.
30.08.2018