Miku dhe këshilltari personal i Kryeministrit Rama kërcënon me vetëvrasje
Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili po kalon momente të vështira.
Miku dhe këshilltari personal i Ramës
Sot ai kërcënoi se do të hidhej nga çatia e pallatit në Kiev të Ukrainës.
Kjo, pasi policia ushtroi kontroll në banesën e tij.
Ndërkohë që policia hyri në banesën e tij, ai doli në çati.
“Duan të më marrin peng pasi jam ngritur në mbrojtje të popullit ukrainas,” tha ai.
Forcat e policisë arritën ta zbresin nga çatia.
Saakashvili akuzohet se ka ndihmuar kriminelët që të fshehin aktivitetin e tyre kriminal.
Saakashvili ka qenë president i Gjeorgjisë
Ai u vlerësua si një politikan anti-korrupsion. Por më pas përfundoi nën akuzë vetë.
Gjeorgjia kërkon ekstradimin e tij me akuzën e korrupsionit.
Në vitin 2015, Saakashvili dorëzoi nënshtetësinë gjeorgjiane.
Ai pranoi të bëhej guvernator i Odesës në Ukrainë.
Këtë e arriti me ndihmën e presidentit Petro Poroshenko.
Por miqësia e tyre nuk zgjati shumë dhe ai u shkarkua.
Që prej asaj kohe ka nisur protesta anti-qeveritare në Ukrainë.
Saakashvili njihet edhe si mik dhe këshilltar i Edi Ramës, kryeministrit shqiptar.
Para tre vitesh ishte përfolur se ai mund të punonte si këshilltar i Ramës.
05.12.2017