Kanë kaluar pak më shumë se dy muaj nga ndarja nga jeta e gazetares Adela Xhamani. Vdekja e Adelës vijon të lërë një boshllëk të pakrahasueshëm. Jo vetëm tek familjarët e saj, por edhe tek miqtë. Një prej mikeshave, e kujton gjithmonë Adelën.
Të ngjashme mund të lexoni:
Isida Mollaymeri, ka ndarë një postim prekës për miken e saj. Në këtë ditë të parë të 2018-ës, Isida shkruan se nuk ka besuar kurrë tek Babagjyshi i Vitit të Ri. Por sot ajo do donte të shpresonte në ekzistencën e tij. Do t’i bënte vetëm një kërkesë që të kishte Adelën pranë. E të festonin si më parë, të gjithë bashkë.
Për Adelën time të dashur
Gjithmone kur afrohet Viti i Ri unë kam të njëjtat mendime, çfarë kam bëre gjatë vitit, çfarë më ka ndodhur dhe pse asnjëherë as kur kam qenë e vogël s’kam besuar kurrë që ekziston babagjyshi i Vitit të ri,mund të gëzoja e mund të gënjehesha dhe unë që babagjyshi do më plotësonte dëshirën e do më sillte gjithçka që dëshiroja…
Adela zemra ime sot për të parën herë në jetë se kisha këtë mendim e jam e lumtur që s’kam besuar kurrë që ai mund të ekzistonte sepse sot do kisha vetëm një dëshirë…do doja që ti të ishe me ne të festonim si vjet të gjithë së bashku…
do doja shumë të të përqafoja të të puthja të të shkulja flokët të të thoja se të dua shumë, po babagjyshi nuk do ma plotësonte dot këtë dëshirë e unë do isha mërzitur shumë me të,do mendoja se ai nuk më donte mua…jam bindur që sado lumturi të kemi në jetë e harrojmë me sekonda e trishtimi është ai që mbetet gjatë e që na le gjatë shijen e hidhur të dhimbjes…
Më ka marrë malli shumë shumë për ty,më mungon pafund dhe je me mua në çdo gjë timen…e ndjej që je mirë dhe e falenderoj Zotin pafund që kujdeset për ty… Faleminderit Zot për gjithçka… “-shkruan Isida në Instgram.
01.01.201