Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetin e tij social ka kujtuar sot ditën e çeljes së Kolegji arbëresh i Shën Adrianit, në Itali.
Ky kolegj ka luajtur një rol të rëndësishëm në Rilindjen Kombëtare Shqiptare.
Kolegji arbëresh i Shën Adrianit shkruan Meta, ka shërbyer si një një institucion kulturor, arsimor dhe atdhetar ku u formuan disa nga patriotët më të njohur shqiptarë.
Postimi i plotë:
“Si sot, në vitin 1734 u çel Kolegji arbëresh i Shën Adrianit që u kthye në një qendër të rëndësishme arsimore, kulturore dhe atdhetare të arbëreshëve të Italisë.
Jeronim de Rada, Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani dhe një plejadë e vyer e shkrimtarëve e dijetarëve arbëreshë të ngulimeve të Kalabrisë e të Bazilikatës kanë ndjekur këtë institut arsimor,
që nga rëndësia, roli dhe kontributi i tij në fushën kulturore, atdhetare dhe kombëtare është unik.
Ruaj mbresa të shkëlqyera nga vizita historike në këtë Kolegj së bashku me Presidentin e Italisë Sergio Mattarella në nëntor të vitit të kaluar”,– shkruan Presidenti Meta.
Visar Quni
19.01.2019