Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë publik takimin e tij me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit rajonal Majlinda Bregu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Meta shkruan se “suksesi i punës së saj do të jetë sukses i #RCC dhe i bashkëpunimit rajonal”.
Postimi i plotë:
Kënaqësi e veçantë të takohesha me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.
Suksesi i punës së saj do të jetë sukses i #RCC dhe i bashkëpunimit rajonal. Mbështetje të plotë projekteve që nxisin ndërlidhjen dhe pajtimin rajonal.
Elona Tereziu
01.02.2019