Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me ftesë të Kryetarit të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Ambasadorit Wolfgang Ischinger, do të marrë pjesë në Konferencën që organizohet, më 15-17 shkurt 2019.
Në këtë edicion të 55-të të Konferencës, pritet që të diskutohen dhe debatohen qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale botërore, sfidat e rendit liberal botëror, multilateralizmi, marrëdhëniet transatlantike e kërcënime e reja për paqen dhe sigurinë në botë.
Konferenca ka si objektiv kryesor ndërtimin e besimit dhe gjetjen e zgjidhjeve paqësore për konfliktet.
Ka qenë vetë kreu i shtetit që ka bërë publik lajmin duke ndarë me ndjekësit edhe një foto në rrjetet sociale gjatë qëndrimit në Gjermani.
Elona Tereziu
15.02.2019