Pasi pa nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet në Qarkun e Fierit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta është ndalur në qytetin e Beratit. Ai ka inspektuar zonën e përmbytur në pedonalen e qytetit dhe u takua me Prefektin e Qarkut Berat, Harilla Dafa. Presidenti Meta u njoh me masat e marra për të përballuar emergjencën.
Meta u takua me banorët e prekur nga përmbytjet që janë strehuar në konviktin e shkollës industriale të Beratit.
Në një prononcim për median Presidenti i Republikës e vuri theksin te menaxhimi i situatës për t’iu qëndruar pranë banorëve të prekur nga përmbytjet, shkruan Syri.net.
Besoj se situata është më mirë se dje. Për më tepër edhe këtu në qytetin e Beratit, Osumi është qetësuar. Në krahasim me një ditë më parë pavarësisht se pasojat ndjehen. Ashtu sikurse është rasti i disa banorëve. Ata janë të strehuar dhe janë në kujdesin e bashkisë në një nga konviktet e qytetit apo qoftë për dëmet që mund të kenë pasur banesa apo bizneseve të caktuara. Megjithatë, kjo situatë përveç kujdesit për menaxhimin e dëmeve të deritanishme dhe për të qëndruar pranë banorëve dhe për t’u krijuar atyre kushtet për të vazhduar jetën sa më normalisht. Kjo gjë kërkon edhe kujdes për të ardhmen. Jemi në një kohë kur dimri bëhet i vështirë dhe i paparashikueshëm.
www.lajm-shqip.com