Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   8 muaj më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   8 muaj më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   8 muaj më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   8 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   8 muaj më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   8 muaj më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   8 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   8 muaj më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   8 muaj më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   8 muaj më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   8 muaj më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   8 muaj më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   8 muaj më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   8 muaj më parë

 
Ndodhesh nëKreu»POLITIKË»Meta: Mos flasim për ekonominë virtuale…
Meta: Mos flasim për ekonominë virtuale...

Meta: Mos flasim për ekonominë virtuale…

8 vite më parë Komento

meta lajm-shqipIlir Meta: LSI, forcë politike këmbë në tokë dhe që kujdeset për njerëzit e jo që flet me yjet në qiell

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga kryetari i LSI-së për Tiranën, Prof. Dr. Shezai Rrokaj, ka marrë pjesë në një takim mjaft entuziast në Kombinat, takim në të cilin u prezantua kandidati për deputet i LSI-së në këtë zonë, Ardit Çela. Në fjalën e tij përshëndetëse z. Meta deklaroi se Shqipëria dhe Kombinati kanë nevojë për një forcë me këmbë në tokë dhe që kujdeset për njerëzit.  “Unë jam shumë i kënaqur që ndodhem sot në Kombinat, jam shumë i kënaqur që ju jeni të bashkuar si asnjëherë tjetër, që ju jeni të gërshetuar me njëri-tjetrin me gjeneratat e ndryshme si rrallë ndonjëherë, që kemi kaq shumë zonja këtu dhe vajza të reja sa asnjëherë tjetër dhe që LSI-ja në Kombinat është tashmë e gatshme për të arritur rezultatin më të mirë që ka pasur ndonjëherë që nga themelimi i saj. Unë besoj se ka shumë arsye për të arritur këto objektiva sepse Shqipëria ka nevojë për një LSI akoma edhe më të fuqishme, sepse Shqipëria dhe Kombinati kanë nevojë për një forcë me këmbë në tokë dhe që kujdeset për njerëzit, për një forcë e cila u flet njerëzve dhe jo yjeve në qiell, për një forcë që i ndjen problemet dhe shqetësimet e tyre”, tha ai.

 

Duke folur për kandidatin për deputet, Ardit Çela, Lideri i LSI-së tha se Arditi si djalë i Kombinatit është pranë problemeve dhe shqetësimeve të banorëve.  “Unë jam i sigurt se kur Arditi flet ai nuk flet thjeshtë me mendje por flet në radhë të parë me zemër si bir i këtij komuniteti ku është rritur dhe ku është edukuar, si njohës por edhe përjetues i problemeve dhe i shqetësimeve më të mëdha që ka komuniteti juaj. Arditi është shumë i ri. Ka qenë vetëm 17 vjeç kur ai u bë një nga themeluesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim në shtator të vitit 2004. Është rritur me LRI-në dhe LSI-në. Është me të vërtetë një nga figurat më të shkëlqyera që ne kemi. Është edhe shumë i ri por edhe me mjaft përvojë dhe unë jam i bindur që do të jetë përfaqësuesi më i mirë që komuniteti ka pasur ndonjëherë sepse është bir i këtij komuniteti dhe si i tillë absolutisht që i ndjen problemet dhe shqetësimet tuaja si askush tjetër”, u shpreh ai.

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha se vendi është në një moment tepër të rëndësishëm, në një moment kur problemet ekonomike dhe sociale rriten. “Shkëlqimi i ekonomisë ekziston vetëm në fjalimet euforike të kryeministrit aktual. Ndërkohë që, borxhet e qeverisë ndaj biznesit janë rritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Rreth 300 milion dollarë punë publike të kompanive të ndryshme që nuk janë paguar nga qeveria, ndërkohë që kompanitë paguajnë interesa nëpër banka dhe rritet numri i kredive të këqija. Rreth 200 milion euro borxh i qeverisë si mungesë rimbursimi për TVSH-në për bizneset dhe të gjitha këto rëndojnë mbi qytetarët, rëndojnë mbi konsumatorët, godasin fuqinë blerëse, tkurrin investimet dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Prandaj duhet një ndryshim që të mos flasim për ekonominë virtuale por të flasim për ekonominë reale, për atë që ndjen çdo shqiptar dhe çdo qytetar i Kombinatit sot në familjen e tij. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës dje dha alarmin në emër të gjithë bizneseve për këtë krizë në të cilën ndodhet biznesi dhe kompanitë vendase, të imponuar nga sjellja e papërgjegjshme e qeverisë. Jo vetëm kaq, por edhe nga dëshira për të manipuluar këtë të vërtetë dhe për t’iu shmangur dialogut me këtë komunitet për të zgjidhur këto probleme shumë të mëdha, këto borxhe shumë të mëdha që rrezikojnë të degradojnë më tej situatën ekonomike në vend. Ndaj është koha për një ndryshim dhe për një rotacion. ”, vijoi ai.

 

 

Z. Meta tha se LSI ka treguar që është një forcë serioze, që di të bëjë marrëveshje, që di ti respektojë ato. “Por është një forcë e cila e ndjek dinamikën e gjithë zhvillimeve politike dhe ekonomike në vend dhe e cila gjithmonë di të pozicionohet në funksion të së ardhmes dhe në funksion të interesit publik. Do të ishte shumë më komode për LSI-në për të vazhduar të ishte pjesë e qeverisë, që përfaqësuesit e saj të ishin në situatë komode, që anëtarët dhe simpatizantët e saj të mos hiqeshin nga puna, edhe kur janë thjesht shoferë apo sanitarë, thjesht si hakmarrje politike ndaj LSI-së.  Por LSI nuk pa thjesht interesin e ngushtë të saj  dhe thjesht të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj. LSI e mori këtë vendim duke parë një interes shumë më të madh të të gjithë vendit, duke parë një interes po kështu shumë më afatgjatë për të gjithë shqiptarët por edhe për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj. 23 qershori do të jetë një ditë e një fitoreje plebishitare të koalicionit opozitar i cili është koalicioni më i gjerë gjatë këtyre viteve”, tha Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

 

Duke përfunduar z. Meta tha se roli dhe kontributi i LSI-së do të jetë i jashtëzakonshëm. “Të jeni të sigurt se duke votuar për LSI-në, duke votuar për Ardit Çelën, ju keni votuar për njerëzit që do të kujdesen për ju duke filluar nga 24 qershori. Nuk ka nevojë më Kombinati për t’i sjellë përfaqësues nga zonat e tjera të Tiranës. Unë besoj se i gjithë komuniteti juaj duhet të jetë dhe është i ndërgjegjësuar për këtë gjë. Të jeni të sigurt ju se edhe sikur të përpiqeshim ne, përfaqësues më të mirë, më të denjë, më energjik, më njerëzorë se Ardit Çela do ta kishim shumë të vështirë të gjenim. LSI do të vazhdojë të jetë një forcë konstruktive. Dje unë propozova një kompromis për çështjen e tre ligjeve duke i kërkuar edhe kryetarit të Partisë Demokratike, edhe kryetarit të Partisë Socialiste që tre ligjet të votohen përpara se të mbyllet ky sesion parlamentar dhe të hyjë në fuqi me Parlamentin e ri si rruga më e mirë që të fitojmë kohë në miratimin e ligjeve por edhe që zbatimi i tyre të garantojë qëllimin e këtyre ligjeve, për të forcuar institucionet e pavarura në vend. Le të shpresojmë se kryetari i Partisë Demokratike z. Berisha, i cili ka kërkuar që këto tre ligje të votohen prej kohësh të mos ndryshojë mendim sepse nuk do të ishte mirë për të dhe natyrisht që do të kishte mundësinë që të tregonte se ka qenë i sinqertë të paktën deri më tani në këto deklarata publike për domosdoshmërinë të këtyre ligjeve. Vendi ka nevojë për kompromis dhe LSI-ja e ka ofruar me bindjen se kjo është në interesin e gjithë qytetarëve shqiptarë. Ju falënderoj shumë për përkrahjen që i jepni LSI-së. Falënderoj të gjithë ata që themeluan LSI-në në Kombinat. Falënderoj të gjithë anëtarët e rinj. Jam i sigurt se duke votuar LSI-në dhe Arditin, ju keni votuar për ta filluar ndryshimin menjëherë në 24 qershor, edhe këtu në Kombinat. Rroftë populli i jashtëzakonshëm dhe i mrekullueshëm i Kombinatit. Suksese Arditit dhe gjithë juve! Fitorja është e jona”, përfundoi fjalën e tij në takimin e zhvilluar në Kombinat.

 

Kandidati për deputet i LSI-së në Kombinat, Ardit Çela

 

Kandidati për deputet i LSI-së në Kombinat, Ardit Çela, në fjalën e tij tha se “kandidimi në zonën e Kombinatit, në njësinë ku banoj dhe jetoj, vërtetë është një privilegj i madh, por mbi të gjitha është një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Prandaj do të doja të falënderoja në mënyrë të veçantë kryetarin e LSI-së, z. Ilir Meta për besimin e treguar dhe do të doja që të gjithë së bashku t’i premtonim që LSI-në e Njësisë 6 në Tiranë do ta nxjerrim fituese në zgjedhjet e 23 qershorit. Kandidimi im për LSI-në në këtë zonë tregon më së miri se LSI-ja është një forcë politike që beson tek të rinjtë. Tregon më së miri se LSI është një forcë politike që të rinjve u krijon hapësira reale për të qenë vendimmarrës. Tregon më së miri se besimi për të bërë të ardhmen është vetëm me rininë e këtij vendi. Por nga ana tjetër kandidimi im në këtë zonë është edhe një vlerësim shumë i madh i strukturave të LSI-së në këtë njësi dhe unë jap garancinë time personale se në strukturat e LSI-së edhe pas zgjedhjeve të 23 qershorit do të vazhdojë të vlerësohen njësoj siç janë vlerësuar dhe do të marrin përgjegjësitë e tyre në çdo nivel të qeverisjes në ekzekutivin e ardhshëm pas 23 qershorit”.

 

Ai deklaroi se LSI kujdeset për njerëzit. “Ne duhet ta fitojmë këtë betejë dhe ne do ta fitojmë këtë betejë, ne do ta nxjerrim LSI-në fituese më 23 qershor. Ne duhet ta fitojmë këtë betejë për të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilat shohin te LSI shpresën e vetme për të ecur përpara. Ne do ta fitojmë dhe duhet ta fitojmë për të gjitha ato familje në nevojë që mendojnë se LSI është e vetmja forcë politike që mund t’i ndihmojë për të përmirësuar jetesën e tyre dhe ne do ta fitojmë këtë betejë për të gjithë ato njerëz që sot kërkojnë një vend pune për të mbajtur e ushqyer familjet, për të arsimuar fëmijët e tyre, sepse LSI në programin e saj ka vetëm një prioritet: punësim, punësim dhe vetëm punësim. Prandaj mezi po pres të dalim të gjithë së bashku të punojmë, të kërkojmë votën për LSI-në dhe ta nxjerrim fituese më 23 qershor dhe premtoj që këtë betoj të gjithë ne së bashku do të arrijmë të fitojmë sepse Kombinati është me LSI-në, sepse LSI ka punuar dhe do të punojë për Kombinatin”, përfundoi fjalën e tij  kandidati për deputet i LSI-së në Kombinat, Ardit Çela.

04.05.2013

Burimi: LSI

balkan web balkan web index balkanweb ballkanweb.com bota sot ekonomia ekonomia virtuale gazeta ballkan gazeta bota sot gazeta koha jone gazeta lajm gazeta panorama gazeta rd gazeta shekulli gazeta shqip gazeta sot gazeta standart gazeta tema gazeta zeri i popullit gazetashekulli gazetasot ilir meta kandidati koha jone kombinat kosova sot lajm lajm shqip lajme lajme nga shqiperia lajme online shqip lajme shqip lajmeshqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit ne shqiperi lajmet e fundit nga shqiperia lajmet e fundit nga vendi lajmet e fundit shqip lajmet me te fundit nga shqiperia lajmet shqip lajmet sot lajmetshqip lajmi fundit lajmi i fundit lajmi ifundit lajmi shqip parashikime ndeshjesh shqip www.living.al 8 vite më parë
admin
Etiketime balkan web balkan web index balkanweb ballkanweb.com bota sot ekonomia ekonomia virtuale gazeta ballkan gazeta bota sot gazeta koha jone gazeta lajm gazeta panorama gazeta rd gazeta shekulli gazeta shqip gazeta sot gazeta standart gazeta tema gazeta zeri i popullit gazetashekulli gazetasot ilir meta kandidati koha jone kombinat kosova sot lajm lajm shqip lajme lajme nga shqiperia lajme online shqip lajme shqip lajmeshqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit ne shqiperi lajmet e fundit nga shqiperia lajmet e fundit nga vendi lajmet e fundit shqip lajmet me te fundit nga shqiperia lajmet shqip lajmet sot lajmetshqip lajmi fundit lajmi i fundit lajmi ifundit lajmi shqip parashikime ndeshjesh shqip www.living.al
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Ja cilët janë 10 shqiptarët më të pasur.

Pasardhëse

Tragjedi në Bari, farmacisti vret gruan…

Të Ngjashme

Bushati i përgjigjet Athinës: Gati të…

admin 3 vite më parë
Spiropali ironizon me Bashën, opozita nuk është “pronë” me tapi

Spiropali ironizon me Bashën, opozita nuk është “pronë” me tapi

Visar Quni 2 vite më parë

Aleanca Kuq e Zi: Kreshnik Spahiu, “Qytetar Nderi” i Nju Jorkut

admin 8 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com