TIRANË- Kreu i LSI-së Ilir Meta vlerëson se propozimi i LSI për 3 ligjet i hap rrugën axhendës evropiane.
Meta pas takimit me ambasadorin suedez, rezident në Shkup në një prononcim për mediat, duke shprehur angazhimin maksimal të LSI-së për zgjedhjet e 23 qershorit, konfirmoi edhe njëherë se opozita nuk do bojkotojë, por do të fitojë ato me votën e popullit. Meta premtoi se ‘koalicioni i ri qeverisës do të avancojë integrimin evropian’.
Tre ligjet, për Gjykatën e Lartë, për nëpunësin civil dhe rregullorja e parlamentit, kanë qënë pjesë e axhendës së Kuvendit, që nga muaji nëntor i vitit të kaluar. Pak ditë më parë, kreu i LSI-së, Ilir Meta i bëri thirrje klasës politike që të miratojnë para mbylljes së kësaj legjislature, tre ligjet e rëndësishme për procesin integrues të vendit.
Ndërkohë, sot opozita mohoi konsensusin, duke u larguar nga salla e Kuvendit në momentin e votimit. Kryeministri Sali Berisha i bëri sot apel kryetarit të LSI-së, Ilir Meta që të mos e shndërroje votimin e tre ligjeve të integrimit në pazar për lista të zeza në kurriz të mbështetësve të tij.
06.05.2013
Burimi: Balkanweb