Fituesi i festivalit të Sanremos, shqiptari me origjinë nga Fieri, Ermal Meta e ka quajtur spekulative mënyrën si media shqiptare e ka përdorur një fjalë të tij, të thënë në intervistën për “Rai”.
E gjithë historia e interpretimeve ka nisur nga fjala “bastard”.
Mediat shqiptare kanë aluduar për përdorimin e kësaj fjale sikur ajo i është drejtuar babait të këngëtarit.
Kjo për shkak se njihet historia e treguar nga vetë Ermal Meta, që babai i tij ka qenë një njeri i dhunshëm.
Këngëtari duket tepër i indinjuar prej këtij keqinterpretimi.
Ai nuk jep detaje rreth faktit se kujt ja ka drejtuar këtë fjalë.
Përpos këtyre polemikave me rëndësi dhe mbi të gjitha qëndron suksesi i këngës dhe i vetë artistit.

Ermal Meta i indinjuar nga media shqiptare: ‘Kur përdora fjalën ‘bastard’ nuk thashë asnjë emër’.
Mesazhi i plotë i artistit:
Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë:
Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër.
Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua, por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.
Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla.
Falemnderit për vëmëndjen.
Ermal Meta
Klajdi Thaçi
13.02.2018