Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë sot në mbrëmje për “A2 News” një intervistë.
Presidenti është shprehur qartë kundër idesë së ndryshimit të kufijve mbi baza etnike.
Sipas tij mes Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm një dialog efektiv dhe jo fiktiv.
Meta: Dialogu midis Serbisë dhe Kosovës të jetë i përgjegjshëm
PJESË NGA INTERVISTA

Gazetari: Dalim pak jashtë Shqipërisë.
Kemi një situatë në Kosovë për shkak të një takse 100% për prodhimet që Kosova importon nga Serbia.
Si e gjykoni këtë vendim të qeverisë së Kosovës, që është marrë si një kundërpërgjigje e problemeve tarifore që Serbia i ka vendosur Kosovës?
Të paktën sipas deklarimeve më të fundit të kryeministrit Ramush Haradinaj.
Meta: Dialogu midis Serbisë dhe Kosovës të jetë i përgjegjshëm,
Presidenti Meta: Në vlerësimin tim është e domosdoshme që dialogu midis Serbisë dhe Kosovës të jetë i vërtetë.
Të mos jetë fiktiv. Sikurse rezulton, për fat të keq, që ka qenë për një kohë të gjatë.
Dhe të dyja palët të krijojnë vullnetin pozitiv për të njohur realitetin e njëra-tjetrës dhe njëkohësisht për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare asaj situate, në të cilën ndodhen shumë qytetarë. Pavarësisht nga përkatësia etnike, serbe apo shqiptare, për shkak të këtyre marrëdhënieve.
Gazetari: Vendimi i drejtë apo i padrejtë i marrë në kushtet e kësaj negociate?
Presidenti Meta: Ky është një vendim që duhet kuptuar në kontekstin e kësaj që unë thashë.
Pra, që kemi patur një dialog joefektiv, i cili duhet të kishte sjellë një progres tjetër në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe që do të duhet që ky dialog sa më shpejt të fillojë të jetë efektiv dhe të dy palët të tregojnë një vullnet reciprok.
Gazetari: A keni një koment për një “tëeet”, të para disa ditëve të Vuk Jeremiç, i cili e sheh taksën si një “pazar” të një takimi të mbajtur në datën 4 nëntor në Romë mes presidentëve Vuçiç dhe Thaçi?
Presidenti Meta: Nuk mund të bëj asnjë diskutim mbi një akuzë, apo informacione të kujtdo qoftë.
Për mua si President i Republikës së Shqipërisë është e rëndësishme që ky dialog midis Serbisë dhe Kosovës të jetë efektiv, të jetë i përgjegjshëm, të jetë transparent dhe të sjellë efekte pozitive për qytetarët e të dyja vendeve dhe për gjithë rajonin.
Kristina Cuko
06.12.2018