Thuhet se Donald Lu, ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës? Por ja si përgjigjet presidenti Meta: A e ka kërkuar Lu arrestimin tim?…Po përse e kërkoni nga unë përgjigjen… Përgjigjen i’a u dha vetë ambasadori Donald Lu…!!
Meta: A e ka kërkuar Lu arrestimin tim…? Përgjigjen i’a u dha vetë ai…!
Presidenti i republikës Ilir Meta, është shprehur se marrëdhëniet e tij me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, janë mëse normale.

I pyetur nga gazetari Bledian Koka në një intervistë për Fax news, se a është e vërtetë që Lu i ka kërkuar ish-kryeprokurorit Llalla arrestimin e tij…Meta është shprehur se vetë ambasadori e ka dhënë një përgjigje zyrtare dhe unë s’kam çfarë të shtoi më…! Ja si u shpreh Presidenti i Republikës:
‘Unë nuk dëshiroj të merrem me letra dhe as me diskutime për të cilat nuk kam qenë asnjë herë prezent…Ambasadori e ka dhënë një përgjigje zyrtare. Gjithashtu Ambasadori ka vlerësuar edhe rolin tim dhe si Kryetar Parlamenti, por dhe tashmë si President i Republikës, në gjetjen e konsensusit për reformën në Drejtësi’. Besoj se këto janë të mjaftueshme, për të hedhur poshtë çdo dyshim mbi pyetjen tuaj…!
Kështu i është përgjigjur Presidenti Ilir Meta, për të mbyllur spekulimet me këtë çështje.
Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili