Arsene Wenger insiston se Mesut Ozil nuk do të bashkohet me Manchester United në janar.
Por ai ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e largimit të turko-gjermanit nga Arsenali verën e ardhshme.
Kontrata e Mesut Ozil skadon në fund të sezonit aktual.
Më pas është i lidhur me një numër klubesh, duke përfshirë Barcelonën dhe Manchester United e Jose Mourinhos.
29-vjeçari mund të negociojë me klubet e tjera që nga janari, përpara një transferimi të mundshëm të lirë verën e ardhshme.
Trajneri Wenger është këmbëngulës që Ozil, të paktën të shohë marrëveshjen e tij në “Emirates”.
Megjithëse ai nuk ndalet që të mohojë se do të largohet.
Nuk e di sa afër është. Gjithsesi, asnjëherë nuk na është drejtuar se ka kërkesë nga Manchester United.
Kështu që nuk e kuptoj se nga ka ardhur kjo pistë.
Kjo është diçka që është krijuar nga mediat.
Sidoqoftë, ai do të qëndrojë me ne deri në fund të sezonit, pjesa tjetër është e hapur.
www.lajm-shqip.com