Blerjes së re të Barcelonës, Yerry Minas, i është rrëqethur trupi kur është takuar me, më të mirin në botë, Lionel Messin, për herë të parë që prej transferimin në klubin katalan.
Të ngjashme mund të lexoni:•Emiljano Vila është zyrtarisht një lojtar i Skënderbeut
Barcelona njoftoi të enjten për blerjen e mbrojtësit kolumbian nga Palmeiras për 11.8 milionë euro, i cili ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare e gjysmë.
23-vjeçari është i lumtur që i është bashkuar një klubi që ka top talentë.
Gjithashtu ai ka dhënë detaje rreth takimit të parë me Lionel Messin dhe Luis Suarezin.
“Për mua, ai [Messi] është më i miri në botë. Përshtypja e parë që ma la ai gjatë takimit ishte përulësia që kishte. M’u rrëqeth trupi kur m’u afrua Messi me Suarezin në zhveshtore”, ka thënë Mina.
www.lajm-shqip.com