Marrëdhënia e dy yjeve më të mëdhenj të Barcelonës, Lionel Mesi dhe Luis Suarez, duket se ka marrë një goditje të rëndë sot.
Messi fshin Suarezin nga Instagrami, ai për inat shet 2 $ bluzën e tij
Që prej momentit që uruguaiani u transferua te Barcelona, ata vazhdimisht janë konsideruar dy miq të ngushtë edhe jashtë fushës së futbollit. Madje edhe shtëpitë i kanë marrë pranë njëri-tjetrit.
Por duket se disa miqësi nuk rezistojnë gjithë jetën. Konkurrenca mes tyre duket se ka qenë shkaku, që ka shënuar krisjen e parë, dhe kështu dy shokët e skuadrës janë bërë rivalë, shkruan Syri.net.
Gjithçka mes tyre është shndërruar në një garë ku secili pretendon të dalë i pari. Rivaliteti ka bërë që Messi të fshijë Suarezin nga Instagrami i tij dhe këtu marrëdhënia mes tyre është bërë tejet e komplikuar. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Messi në një konferencë për shtyp. Po ashtu edhe qeni i Messit ka urinuar bahçen e uruguaianit.
Por këto veprime të argjentinasit duket se i kanë dhembur shumë Suarezit. Ai ka vendosur të hakmerret, duke shitur në internet bluzën me numër 10 që i kishte marrë Messit për vetëm 2 dollarë. Lajmi u publikua edhe në gazetat e njohura sportive, duke xhindosur talentin 5 herë fituesin e “Topit të Artë”.
Marrëdhënia e tyre arrin pikën më të keqe, por për fat e gjitha kjo nuk ka aspak lidhje me realitetin, por vetëm me një reklamë të kompanisë se pijeve energjike, Gatorde, e cila ka vetëm pak minuta që është publikuar në You Tube dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve….