Nuk është fjala për klubet e natës. Sajti IlicitEncounters.com ka bërë hulumtime me 2.000 të anketuar. Prej anketimit është konstatuar që dasmat janë vendet, në të cilat vajzat nuk duhet t’i lënë të dashurit vetëm. Aty ekziston shansi më i madh që meshkujt të tradhtojnë.
Të ngjashme mund të lexoni:
Festat në dasma si duket rrisin dëshirën për marrëdhënie intime.
Prandaj është më e lehtë për meshkujt të “shfrytëzojnë rastin”.
Hulumtimi ka treguar se, 32 për qind e meshkujve do të tradhtonin bashkëshortet, të dashurën apo të fejuarën nëse shkojnë të pa shoqëruar në një dasëm. 27 për qind në mbrëmje të beqarisë. 21 për qind në festimin e Krishtlindjeve dhe 9 për qind në mbrëmje të maturës.
Po kjo anketë ka treguar që 37 për qind e femrave janë të bindura që gjinia mashkullore do të tradhtonte në festimet e Krishtlindjeve. Ndërkaq 35 për qind e tyre kanë zgjedhur si opsion mbrëmjen e beqarisë.
Vetëm 11 për qind e femrave ka menduar që partneri do t’i tradhtonte në ndonjë dasmë.
10.012018